Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“BATE Borisov nuk vodhi asgjë”, Sulejman Starova kritikon Zekic: Nuk pamë një dalje logjike! Cara, Rrapaj, Da Silva jashtë forme

Shkruar nga NEWSPORT
“BATE Borisov nuk vodhi asgjë”, Sulejman Starova kritikon

Partizani mori një humbje të dhimbshme ndaj BATE Borisov teksa u mposht me rezultatin 2-0 me vetëm 2 goditje në portë. Të kuqtë shpërdoruan raste pa fund duke i dhënë më pas mundësinë bjellorusëve të shfrytëzojnë shanset e tyre.

Sulejman Starova, specialist i mirënjohur i futbollit shqiptar, dha opinionin e tij të shkurtër në studion e ‘SKANER’ të moderatorit Gerti Çarçani në ‘MCN TV’.

“BATE Borisov nuk vodhi asgjë. Skuadra quhet e justifikuar kur luan drejtë. Shumë lojtarë të Partizanit ishin jashtë formës, si Da Silva, Cara, Rrapaj. Nuk pamë një dalje llogjike ku vihet re puna e trajnerit me Hadroj apo Atanaskoski. Në pjesën e parë Partizani dominoi totalisht. Problemi i Partizanit ishte që shkonte 20 metra para portës së kundërshtarit dhe kishte defekte. Nuk pamë një kombinacion. Kundërshtari parkoi autobusin dhe Partizani nuk ishte i përgatitur për këtë lloj kundërshtari”, tha Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga