
Tema e basteve sportive ka mbetur akoma një çështje tepër e fortë. Pas shumë mbledhjesh dhe diskutimeve mes qeverisë dhe krerëve të sportit që e kanë paraqitur këtë ide, vijojnë dhe mendimet e kundërta që nuk e preferojnë shumë.
Kreu i KOKSH z.Fidel Ylli i ftuar në, Euronews Albania ka pasur një debat të ashpër me analstin z.Genc Burimi, i cili nuk ndan të njëjtin mendim për çështjen e basteve sportive.
Debati mes presidentit të KOKSH dhe analistit:
Fidel Ylli: “Merru me kompanitë e basteve, mos na bëj politikë këtu të lutem. Po flasim për kompanitë e basteve dhe për modelet në të gjithë Europën se si i kanë. Sot që flasim janë të hapura. Ti merresh me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Këtë e ka kërkuar sporti. Bastet i ka e gjithë Europa, pse mos ta bëjmë edhe ne?
Genc Burimi: Kjo është politike, sot kryeministrin e ke në Izrael, e ke për drogën. Më 1 janar në Shqipëri, të legalizohet droga dhe kanabisi. Në një vend si Shqipëria, me një taban kaq të korruptuar, ato baste të shkatërrojnë vendin. Në Shqipëri sot nuk ke një drejtësi të pavarur”