Shqipëria arriti të rishkruante historinë duke marrë pjesë për herë të dytë në histori në një Europian. Me pikën që mori ndaj Moldavisë në transfertë, kuqezinjtë ia dolën ta arrinin këtë sukses.
Por gjithsesi, trajneri dhe lojtarët janë shprehur se asgjë nuk ka përfunduar dhe do të kërkojnë 3 pikët përballë Ishujve Faroe për të mbyllur kualifikueset si kokë grupi. Këto kualifikuese të zhvilluara në mënyrë perfekte nga të besuarit e Sylvinhos kanë ndikuar padyshim edhe në kompanitë e basteve.
Në ndeshjen përballë Ishujve Faroe që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, fitorja e Kombëtares kuqezi kuotohet me koefiçentin 1.20, ndërsa barazimi 5.60. Koefiçenti që të fitojnë miqtë është 12.00, duke u parë dhe nga kompanitë e basteve si diçka e pamundur.