
Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë për vitin 2022 në basketboll për meshkuj. Durrsakët mposhtën Tiranën me rezultatin 84-80 në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.
“Basket, Teuta fiton Superkupën e Shqiperisë
Teuta në basketboll për meshkuj e nis sezonin e ri sportiv duke fituar Superkupën e Shqipërisë.
“Djemtë e Detit”, nën drejtimin e trajnerit Melzin Lazimi dhe zv.trannerit Besi Dervishaj, zhvilluan një performancë sinjifikative duke mundur me rezultatin 84-80 në finale Tiranën në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.
(Rezultatet në katër periodat 18-16|18-20|14-20|34-24).
Një tjetër sukses i Klubit Shumësportësh Teuta, që nën menaxhimin e shefit Kreshnik Leka, njeh vetëm arritje dhe po i sjell Durrësit trofe të rëndësishëm në çdo sport.”- shkruan klubi në rrjete sociale.