
“Abissnet Superiore” do të nisë sot sezonin e ri me sfidën Egnatia – Skëndërbeu. Një risi e këtij sezoni nuk është vetëm “Final Four”, por ky sezon i Superiores të transmetohet në MCN TV.
Pikërisht për këtë të drejtë televizive ka folur vetë administratori i MCN, Endri Meksi.
“Unë i kam parë komentet dhe pyetjet e gazetarëvë të ndryshëm. Kam marrë shumë telefonata nga qytetarë duke më pyetur si do të jetë transmetimi.
MCN do të përpiqet të garantojë një sinjal sa më cilësorë qoftë në pjesën e sportit apo sinjalin televiziv. Nëse do të kemi mundësi të mbajmë 2 apo 3 ndeshje falas këtë do ta vendosim. Një është e sigurt, por 2 apo 3 nuk e di.
Vendet ku historikisht ka patur shqiptar do të kenë mundësinë të abonohen. Të katërta ndeshjet e kësaj jave do të jenë falas.
Nuk kemi asgjë kundër RTSH, Report TV apo kanaleve të tjera për të kaluar ndonjë ndeshje herë pas here. Nuk është vetëm Abissnet Superiore, por edhe Kupa dhe Superkupa. Normal që duhet më shumë se një kanal.
Por me një partner të fortë të tregut, pse jo le ta bëjmë dhe “FREE”. Nëse tregu nuk përgjigjet jemi të detyruar të veprojmë ndryshe.”
KUSH MENDONI SE SHPALLET KAMPION?
Është herët për të folur mbi kampionin e Superiores, por le ta fitojë më i miri.
PËR CILIN EKIP BËNI TIFO?
Unë kam qenë tifoz i Partizanit, por një pjesë të vogël dhe Tiranën. Si lapraks që isha haja të shara nga babai që ka qenë tifoz i Partizanit.