Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bardheblutë në përgatitjet e fundit para “Klasikes”, frikë mbetet vetëm gjendja e Abazaj (Formacioni i Mundshëm)

Shkruar nga NEWSPORT
Bardheblutë në përgatitjet e fundit para “Klasikes”,

Skuadra e Tiranës është në përgatitjet e fundit përpara “Klasikes” me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Sot do të kryejnë seancën e fundit stërvitore përpara nisjes në Shkodër.

Tekniku Orges Shehi e ka pasur grupin e plotë gjatë kësaj jave. Bardheblutë vijnë pas asaj fitoreje me aq shumë mund me Egnatian të dielën e shkuar. Në atë takim protagonist ishte Kristal Abazaj. Por është pikërisht sulmuesi që përbën shqetësim për kryeqytetasit.

Në ndeshjen me rrogozhinasit ai u zëvëndësua si i dëmtuar. Minutat e tij që pas afrimit në janar kanë qenë të pakta për shkak të një dëmtimi. Kjo ka bërë që Abazaj në sfidën e fundit të dalë nga loja përpara se të bjerë bilbili.

Gjatë javës është bërë e pamundura që ai të jetë gati në kohë për të shtunën. Nëse ai nuk ia del dot në kohë në vend të tij pritet të aktivizohet Nikqi.

Formacioni i Mundshëm:

Tirana (4-3-3): Bekaj;  Toshevski; Najdovski; Behiratche; Përgjoni; Lushkja; Hila; Aleksi; Hasani; Abazaj?; Haxhiu. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga