Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Barcelona zhgënjen sërish, nuk përfiton dot nga humbja e Realit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona zhgënjen sërish, nuk përfiton dot nga humbja e Realit

Barcelona-Girona 0-0

Barcelona është ndalur në një barazim sot 0-0 përballë Gironës. Katalanasit nuk mundën dot të dërgonin topin në rrjetë dhe të merrnin 3 pikët që do t’i shkëpusnin 15 pikë nga Real Madrid.

Madrilenët morën një humbje të shtunën në shtëpi përballë Villarreal me rezultatin 2-3.  Ekipi i Xavit kishte mundësi ta thellonte më shumë diferencën me Realin por nuk shkuan më larg se një barazim në derbin e vogël ndaj Gironës.

Lewandowski me shokë patën shumë raste për shënim, por porta e miqve mbeti e paprekur. Kjo edhe falë portierit të Gironës, Gazzaniga që ishte në formë. Gjithashtu edhe mbrojtja e Gironës ishte mjaft solide duke e bllokuar mjaft mirë aksionet e Barcelonës.

Shpeshherë ekipi i Xavi ishte kaotik në zgjidhjet e tij duke mos mundur të krijojë lojën e rrjedhshme dhe gjetjen e golit. Javën e ardhshme Barcelona do të udhëtojë në Madrid për t’u përballur me Getafen.

Formacionet Zyrtare:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde; Araujo; Garcia; Balde; Gavi; Busquets; S.Roberto; Raphinha; Ansu Fati; Lewandowski. Trajner: Xavi Hernandez

Girona (4-1-4-1): Gazzaniga; Martinez; Bueno; Lopez; Hernandez; Romeu; Tsygankov; Martin; Garcia; Villa; Castellanos. Trajner: Michel

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga