Takimi Dinamos-Skënderbeu i zhvilluar në “Selman Stërmasi” ishte i fundit për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Një barazim mes dy ekipeve pretendente për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm shkon më shumë si një “asist” për Flamurtarin që ndohet aktualisht në vendin e 3-të në klasifikim.
Skuadra vlonjate nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Korabin ditën e shtunë duke bërë kështu një hap fals në garën për vendin e parë në klasifikim. Besa e Gugash Maganit ia ka dalë të sigurojë fitoren në këtë javë, pasi mposhti Besëlidhjen 2-0.
Tërbuni mori humbjen e dytë rresht në kampionat duke humbur ndjeshëm terren ndaj ekipeve te kreut. Luzi dhe Tomori morën gjithashtu humbje, ndërsa Burreli pas fitores me Tërbunin i barazon me 18 pikë në mesin e klaisfikimit.
Apolonia “zhyt” veten në zonën e ftohtë pasi u mposht nga Turbina, e cila lë kështu vendin e fundit në klasifikim. Lushnja dhe Oriku të ndodhur në zonën e ftohte marrin 3 pikë jetike respektivisht ndaj Tomorit dhe Luzit.
Pas javës së 15-të tashmë “lufta”në Kategorinë e Parë bëhet më e foftë si për mbijetesën ashtu edhe për ngjitjen në Superiore apo dhe zonën “Play-Off”.
[caption id="attachment_680121" align="alignnone" width="291"] Renditja e Kategorise se Pare pas javes se 15-te[/caption]