Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Barazimi ishte i drejtë”, Edi MARTINI: Kupat e Europës kanë qenë gjithmon objektiv, ja kur luan Kallaku

Shkruar nga NEWSPORT
“Barazimi ishte i drejtë”, Edi MARTINI: Kupat e Europës

Erzeni dhe Teuta u ndalën në barazim 1-1 në Niko Dovana për Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi Dejvid Kapllani u bë protagonist abosult me një gold he një autogol në debutimin e tij ndaj ish-ekipit ku luante. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini foli për Oversport.

“Ne kishim disa mundësi në pjesën e parë. Kjo ishte dhe për fatin. Një pjesë e parë më e ierë. Ndoshta dhe një strategji e Erzenit. E dija që ndeshja e dytë do ta linte të hapur këtë takim. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe janë 90 minuta të tjera që duhet të presim.

Përballja e fundit me Erzenin para dy vitesh. Kemi ndryshuar të dyja ekipet. Kishim objektiva të tjerë. Ne donim titullin kampion, Erzeni në Kategroinë e Parë. Kjo ndeshje le çdo gjë të hapur për ndeshjen tjetër. Unë nuk kam qejf të shaj ose të lavdëroj dikë.

Kallaku? Besoj se do ta shohim në fundjavë. Ne nuk e kemi luksin që të kemi disa lojtarë mangët si sot. Unë mendoj se me këta lojtarë formacioni do të jetë ndryshe.

Sakrifica e Kupës për kampionatin? Ne jemi një klub që 10 vitet e fundit kemi qenë në Kupat e Europës. Nuk do t’i ndaja. Mbijetesa është kryesorja, por Kupa është një nga ato kompeticionet që të çon në Europë”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga