Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ballshi në alarm, futbollisti dëmtohet rëndë dhe përfundon në reanimacion

Shkruar nga NEWSPORT
Ballshi në alarm, futbollisti dëmtohet rëndë dhe

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e cila përfundoi 1-1, nuk u mbyll pa incidente. Gjithnjë brenda kuadrit të garës sportive, por këtë herë lojtari më i mirë i ballshiotëve, mesfushori Edmilson Dos Santos Carmo ka përfunduar me urgjencë në spital dhe më pas ka përfunduar në reanimacion.

Gjatë fundit të pjesës së dytë, mbrojtësi i krahut të majtë të Laçit, Abraham Alechenu është përplasur me mesfushorin brazilian të Bylisit, i cili ka rënë në tokë, duke përplasur nofullën. Gjendja e tij nuk ka qenë e mirë, gjë që ka detyruar stafin mjekësor të skuadrës mallakastriote të transportojë nga fusha në spital lojtarin.

Në spitalin e Ballshit mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjendja nuk është përmirësuar, duke e detyruar stafin që ta dërgojë menjëherë drejt Fierit, aty ku lojtari ka përfunduar në reanimacion, duke marrë ndihmë të specializuar. Drejtuesit e ekipit mallakastriot po i qëndrojnë pranë brazilianit, teksa presin përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga