Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ballkani luan fatet e Europës në “Air Albania”, të besuarit e Ilir Dajës zbresin sot në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani luan fatet e Europës në “Air Albania”, të

Ballkani do të zbresë sot në fushë për tu përballur ndaj ekipit të Viktoria Plzen. Ndeshja e vlefshme për raundin e 5-të të fazës së grupeve të Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 18:45.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin nga Theranda, të cilët renditen në vendin e 3-të me 4 pikë po aq sa Astana e vendit të dytë. Me një fitore përballë çekëve, të besuarit e Ilir Dajës do të ishin shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër.

Optimizmi nuk mungon tek kampionët e Kosovës, madje Ilir Daja është shprehur dje që s’ka pse të jetë i kënaqur me 1 pikë dhe do të bëjnë më të mirën e mundshme.

Kujtojmë që Ballkani është vendosur në Tiranë që të martën e 28 nëntorit dhe është stërvitur në fushat stërvitore të ekipit të Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga