Skuadra e Ballkanit ka barazuar sot në shtëpi përballë Malishevës. Të besuarit e Ilir Dajës u ndalën në një barazim 2-2. Sfida ishte mjaft spektakolare sepse skuadra e Dajës e kishte në dorë fitoren por në fund fati nuk buzëqeshi për ta.
Të katërta golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 60 ishte Harmon që hapi serinë e golave për Ballkanin. Rezultati u dyfishua nga Kuc në të 86-tën dhe dukej sikur vendasit do të merrnin 3 pikët. Por në të 88-tën ishte Sobowale që ngushtoi shifrat. Dhe në të 94-tën Maliqi barazoi gjithçka duke e mbyllur takimin në barazim 2-2.
Në sfidën tjetër kryesuesit e Dritës u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Trepçës 89. Me këto dy barazime vendi i parë dhe vendi i dytë nuk ndryshojnë, Drita mbetet e para me 56 pikë e ndjekur nga Ballkani i Dajës me 1 pikë më pak.