Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ballkani i Ilir Dajës mban lart flamurin shqiptar në Europë, sot hidhet shorti për fazën e grupeve në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani i Ilir Dajës mban lart flamurin shqiptar në Europë, sot
Ballkani i Ilir Dajës siguroi për vit të dytë radhaz grupet e Conference League. Një histori suksesi që edhe këtë sezon do të kemi një ekip shqiptarë që do të na përfaqësojë në Europë. Kampionët e Kosovës mbrëmjen e djeshme siguruan kualifikimin, pasi mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-2 Bate Borisov. Tashmë të gjithë lojtarët, stafi, por edhe tifozët presin me “ankth” për të mësuar se kush do të jenë kundërshtarët e tyre në grupe. Pikërisht ditën e sotme do të hidhet me shorti për fazën e grupeve, teksa goglat do të thonë “fjalën” e tyre duke nisur që nga ora 14:30. Të besuarit e Ilir Dajës ndodhen në vazon e 4-të. Kujtojmë se Ballkani mund të përballet me të gjithë ekipet që janë kualifikuar në grupe,përveç atyre që ndodhen në vazon e 4 dhe ekipeve serbe dhe atyre nga Bosnja-Hercegovinë. Edhe Shorti i Europa League hidhet me fillim nga ora 13:00, kurse këto janë ekipet që marrin pjesë:
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga