
Kristal Abazaj është një nga emrat e lojtarëve shqiptarë që po përflitet shumë në merkaton e janarit. Futbollisti i kombëtares u largua nga Istanbulspori pas 2 vitesh e gjysmë dhe tani kërkon një skuadër tjetër ku të vazhdojë karrierën. Në “Abissnet Superiore” është Tirana ajo që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Kukësit, madje raportohet se mes palëve ka pasur edhe bisedime.
Por siç duket emri i Abazajt po lakohet te një tjetër skuadër shqiptare, e cila këtë vitr ariti deri në grupet e Conference League. Bëhet fjalë për Ballkanin e Ilir Dajës, ku drejtori Nderim Nexhipi është nisur direkt për në Stamboll për të tentuar edhe transferimin e tij.
Nexhipi ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Gallatasarayt dhe Istanbulspor ku Abazaj ishte në tribunë. Kujtojmë se dyshja më parë kanë qenë sëbashku te skuadra e Kukësit dhe kanë marrëdhënie të mirë mes tyre.