Me largimin e Meriton Korenicës, në sulmin e Ballkanit do të krijohet zbrazëti, por duket se mungesa e një lojtari në atë repart nuk do të zgjasë shumë.
Bëhet me dije se Ballkani i Ilir Dajës është vënë në lëvizje për të transferuar Bernard Karricën. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u-21, shihet nga Ilir Daja si perfekti për të përforcuar repartin e ofensivës.
22-vjeçari që aktualisht është pjesë e Rijekës në Kroaci, duket se kërkon më shumë minuta dhe e sheh Ballkanin si destinacionin e duhur. Kujtojmë që më parë Karrica ka mbajtur veshur edhe fanelën e gjigandëve të Dinamo Zagrebit.
[caption id="attachment_705201" align="alignnone" width="699"] BERNARD KARRICA[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll