
E shtuna e sotme ka qenë e veçantë për legjionarët e Kombëtares por jo vetëm, pasi kanë debutuar me ekipet e tyre. Në Itali, Berat Gjimshiti ka arritur ta nisë si titullar ndaj Bolonjës. Edhe pse ekipi tij ka humbur me rezultatin e ngushtë 0-1, shqiptari ka bërë një paraqitje të mirë. Nga ana tjetër me Empolin është aktivizuar Frederik Vesili, ndaj Ternanes për takimin e javës së parë për Serinë B.
Mesfushori i Kombëtares U-2, Emanuel Ndoj e nisi si titullar për Breshian e tij në transfertën kundër Avelinos, java e parë e Serie B. Por, në minutën e 67-të u ndëshkua me karton të kuq, pas akordimit të kartoni të dytë të verdhë.
Agolli ka triumfiuar në Azerbajxhan me Karabakun ndaj Kabalasë, pasi ka fituar me rezultatin 2-1 në javën e 3-të të kampionatit azerbajxhanas, Premier Ligë. Mbrojtësi më i ri i Kuqezinjv, Ivan Balliu luajti si titullar për Metzin në transfertën kundër Kaen, takim i cili përfundoi me barazimin 1-1 për javën e 4-t të Ligës 1 në Francë.