Ndeshja Portugali-Uells do të luhet mbrëmjen e sotme, si gjysmëfinalja e parë e Europianit “Francë 2016”. Në këtë supersfidë nuk kishte si të mungonte dhe legjenda e futbollit botëror Armand Maradona, i cili ka dhënë mendimin e tij për këtë takim. Kjo ndeshje ka një fakt interesant, pasi në fushë do të ndeshen dy shokët e skuadrës së Real Madrid, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, të cilët përfaqësojnë kombëtare të ndryshme.
“Për mendimin tim, Bale ka kontribuar më shumë për kombëtaren e tij se Ronaldo në Europian, ndaj uellsiani e meriton të shkojë në finale. Kjo sfidë mes tyre ka për të qenë shumë e bukur në aspektin individual, pasi janë sulmues që shënojnë, kontrollojnë topin dhe mund të bëjnë diferencën në fushë”, tha Maradona.