Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i Barcelonës "rrëmben" shqiptarin nga Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti në sezonin që lamë pas ishte pjesë e HNK Gorica në Kroaci. Por, me përfundimin e huazimit ai u rikthye përsëri në Premier League, te klubi i Fulham, i cili i zotëronte kartonin.

Pas rikthimit të tij në Angli, Pajazitit iu rinovua kontrata automatikisht plus një tjetër sezon. Megjithatë, Fulham thuhet se e ka lënë të lirë, për t’u rikthyer përsëri në Kroaci.

Sipas medias sportive kroate, "Croatian Football", mesfushori 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare do të bëhet pjesë e Hajduk Split. Këtë herë në një transferim të përhershëm dhe jo huazim.

Madje, klubi i Fulham do të mbajë një përqindje në rast rishtije të Pajazitit nga Hajduk Split. Madje, mediat në Kroaci theksojnë se mesfushori shqiptar ishte një dëshirë e madhe e ish-yllit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ky i fundit është momentalisht futbollist i Hajduk Split, por është edhe pjesë e bordit drejtues.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga