
Joao Pedro
Joao Pedro është futbollisti më i ri i ekipit të Chelsea. Pasi mbylli aventurën e tij me Brighton, po në Premier League, 23-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën te londinezët.
Sulmuesi brazilian ka firmosur me Chelsea një kontratë 8-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2033. Ndërkohë që për shërbimet e tij, “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar 63.7 milionë euro.
Në sezonin që lamë pas, 23-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Brighton. Në 30 ndeshje që mori pjesë, Joao Pedro ia doli që të shënonte 10 gola dhe të asistonte në 7 të tjerë.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE