Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bakaj u largua,  SOWE dhe REXHINALDO fërkojnë duart, GURI e ka radhën nesër

Shkruar nga NEWSPORT
Bakaj u largua,  SOWE dhe REXHINALDO fërkojnë duart, GURI e ka

Në Superligë deri tani është Elis Bakaj që udhëheq listën si golashësuesi më i mirë në kampionat. Në 20-të javë kampionat që sulmuesi luajti me Kukësin arriti të shënojë plotë 12 gola dhe të vazhdojë të ruajë vendin e parë në listën si golashënuesi më i mirë.

Pas largimit të tij drejt Bjellorusisë, tre lojtarët që renditen pas tij në listë kanë fërkuar duart. Kur ka përfunduar java e 25-të e kampionatit, Soëe i Skënderbeut, Rexhinaldo i Laçit dhe Guri i Kukësit renditen aktualisht në vendin e dytë me nga 11 gola të shënuar.

Sot, Laçi luan ndaj Kamzës ndërsa Skënderbeu ndaj Luftëtarit. Në këtë mënyrë, futbollisti i korçarëve dhe ai i kurbinasve kanë mundësië e artë sot minimumi të barazojnë shifrat me Bakajn që tashmë nuk është më pjesë e kampionatit shqiptar.

Nga ana tjetër, Sindrit Guri e ka radhës nesër, ditë në të cilën Kukësi do përballet me Vllazninë. Duke parë performancën e javëve të fundit të të tre lojtarëve në fjalë, mund të themi se "lufta" mes tyre do të jetë e fortë, njëkohësisht dhe e bukur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga