Kategoria Superiore mbylli javën e parë të edicionit të ri ditën e djeshme. Katër ndeshje të zhvilluara në mungesë të Partizani – Teuta e shtyrë për shkak të impenjimeve të të kuqve. Skënderbeu, Vllaznia e Tirana e nisën me fitore ndaj Egnatias, Kukësit e Dinamos respektivisht ndërsa Laçi – Erzeni përfundoi në barazim.
Tashmë ekipet nisin përgatitjet për javën e dytë dhe axhenda rezervon sërish përballje interesante. Java e 2-të nis të premten me Erzeni – Vllaznia pasdite dhe Skënderbeu – Dinamo në mbrëmje. Të shtunën Teuta pret Tiranën në shtëpi ndërsa mbyllet të dielën me Kukësi – Egnatia dhe Partizani i cili nis mbrojtjen e titullit në ndeshjen kundër Laçit në shtëpi.
E premte
Erzeni – Vllaznia, 16:00
Skënderbeu – Dinamo, 19:00
E shtunë
Teuta – Tirana, 19:00
E diel
Kukësi – Egnatia, 16:00
Partizani – Laçi, 19:00