Java e 10-të e Kategorisë Superiore që nis fazën e dytë të kampionatit do të zhvillohet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Bien në sy edhe oraret e reja teksa ndeshjet do të luhen 1 orë më herët se zakonisht.
E shtuna sjell tre takimet e para. Në orën 14:00, Kastrioti pret Bylisin në Kamëz ndërsa në 16:45 do të luhen dy takimet e tjera. Në Loro Boriçi, Erzeni do të sfidojë Vllazninë me moralin shumë të lartë pas fitores me Tiranën ndërsa në Durrës, Teuta pret Laçin për duelin e vendit të fundit.
Dita e dielë zbret në fushë Egnatian dhe Partizanin që në orën 14:00 do të përballen në Rrogozhinë. Në orën 16:45, Tirana do të luajë përsëri në Elbasan Arena kryesfidën e javës me Kukësin.
Poll