
Superliga shqiptare ka marrë pushimet për shkak se luan kombëtarja kuqezi. Futbolli shqiptar nuk ndalet këtu pasi javën që vjen do zhvillohen ndeshjet e para në raundin e parë për Kupën e Shqipërisë.
32 skuadra të ndara në dy grupe do diskutojnë fatet në këto përballje, teksa bien në sy disa përballje të rëndësishme. Flamurtari – Vllaznia, Besëlidhja – Apolonia, Besa – Korabi apo edhe Labëria – Kukësi janë disa nga duelet më interesante.
Grupi A – 15:00
Veleçiku – Tirana 28 shtator
13:00? Oriku – Partizani 28 shtator
Flamurtari – Vllaznia 26 shtator
Kastrioti - Vora 26 shtator
Butrinti – Dinamo 28 shtator
Pogradeci – Bylis 26 shtator
Besa – Korabi 26 shtator
Lushnja – Tërbuni 28 shtator
Grupi B – 15:00
Devolli – Laçi 26 shtator
Labëria – Kukësi 26 shtator
Luzi – Teuta 26 shtator
Shkumbini – Egnatia 28 shtator
Maliqi – Skënderbeu 26 shtator
Turbina – Erzeni 26 shtator
Besëlidhja – Apolonia 25 shtator
Burreli – Tomori 28 shtator
Kujtojmë se finalja e këtij edicioni është programuar për në 28 maj 2023.