Kategoria Superiore do të jetë pushim këtë fundjavë, si rrallëherë, e do të rikthehet ditën e hënë e të martë me javën e 14-të të kampionatit.
Të hënën e hapin kampionët dhe nënkampionet me Tiranën që zbret e para në fushë përballë Erzenit në transfertë në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës. Në 17:00 është Partizani që pret Dinamon në shtëpi për të zhvilluar derbin e 3-të këtë sezon dhe të dytin me dinamovitët.
Dita e martë rezervon 3 ndeshje në program me Skënderbeun dhe Egnatian që kërkojnë të mos e ndalin hapin edhe në trasnfertë përballë Kukësit dhe Laçit në orën 13:30. Teuta – Vllaznia është sfida përmbyllëse në orën 16:00 me dy skuadrat që janë të dënuara për fitore pasi rezultatet negative po bëhen seri tashmë.
[caption id="attachment_713497" align="alignnone" width="656"] Java 14-te e Superiores[/caption]