Kategoria Superiore është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Deri tani nuk ka një datë zyrtare edhe pse Federata shqiptare I ka nisur një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë dritën jeshile. Në një lidhje me “Ora Neës”, ka folur edhe mbrojtësi I Partizanit, Hektor Idrizaj. Vlonjati u shpreh se faza e 3 e Partizanit ka qenë shumë zhgënjyese dhe autogoli ndaj Tiranës ka qenë një nga momentet më të vështira në karrierën e tij.
“Jemi duke punuar online dhe shfrytëzojmë një orë dalje për të bërë vrap. Në këto momente po shfrytëzojmë bidonat e ujit për të arritur peshën e caktuar nga përgatitësi atletike. Mendoj që jemi shumë larg pritshmërive që kishim që në fillim të sezonit.
Jemi të zhgënjyer nga faza e 3 dhe një ndikim e ka edhe derbi I fundit. Janë mbledhur të gjitha bashkë dhe mbase kjo karantina na ka bërë më mirë, por do ta shikojmë kur të rinisim. Po shikoja momentin më të vështirë të karrierës sime në kohën që poi u ndiqja.
Të paktën kemi çik konkurrencë në rrjetet sociale pasi tani është e pamundur të ndeshemi në fushë. Në shtëpi nuk kemi nevojë të mbajmë distancë, por të shikojmë kur të stërvitemi në fushë”.