
Teuta ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Erzenit.
“Djemtë e Detit” të drejtuar nga trajneri Edi Martini vijojnë të jenë në formë optimale dhe gati për të dhënë maksimumin e tyre në këtë përballje të javës së 21-të. Në një postim të bërë në kanalin zyrtar, shihen lojtarët duke u stërvitur.
“Teuta e drejtuar nga trajneri Edi Martini, ka vijuar sot pasdite përgatitjet për ndeshjen ndaj Erzenit”, shkruhej në faqen zyrtare të durrsakëve.
Teuta vjen në këtë ndeshje pas fitores minimale 1-0 kundër Bylisit, ndërsa Erzeni pas barazimit 2-2 me Kastriotin. Aktualisht “Djemtë e Detit” renditen në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse Erzeni në të katërtin me 30 pikë. Takimi mes tyre është programuar të zhvillohet të dielën në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.