Partizani në këtë sezon ka treguar që goli në ‘frymën’ e fundit nuk është rastësi, por mund të ndodhë shpesh. Një taktikë apo fat nga të kuqtë, por në minutat e fundit të sfidës këta të fundit e ‘hutojnë’ kundërshtarin dhe gjejnë momentin për t’iu shënuar.
Sigurisht që nuk është vetëm fat, pasi meritë në këtë mënyrë loje kanë dhe stafi teknik me në krye Arbër Abilaliaj. Që nga fillimi i këtij sezoni, 5 fitore janë arritur në minutat e fundit, ndërsa në 4 prej tyre golashënuesit kanë qenë lojtarët e ardhur nga stoli.
Në krahun tjetër, janë vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni nga minuta e parë. Bintsouka, Cara dhe Atanaskoski, me këtë të fundit që ka humbur vetëm dy minuta. Mbrojtësi i majtë ka grumbulluar plot 898 minuta loje.