Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Atalanta "i ofron" shiritin e kapitenit, Berat Gjimshiti: Ëndërroj për Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
Atalanta "i ofron" shiritin e kapitenit, Berat Gjimshiti:

Berat Gjimshiti mund të jetë kapiteni i ri i Atalantës.

Mungesa e Freuler, Toloi e De Roon besohet se do të katapultonte mbrojtësin shqiptar në krye të listës së preferencave të Gasperinit për mbajtjen e shiritit ndaj Torinos.

Në lidhje me këtë temë, qendërmbrojtësi është shprehur i gatshëm, ndërsa shtoi se ëndërron që të sfidojë Bayern Munich në garat ndërkombëtare.

 "Këtë do ta vendosi trajneri. Por të gjithë lojtarët që hyjn në fushë marrin përsipër përgjegjësinë për të dhënë më të mirën. Seria A ka lojtarë shumë të fortë, sulmues shumë të mirë. Lukaku është padyshim më i lodhshmi për t'u markuar. Nëse do të zgjidha një rival në "Champion League" do të ishte Bayern Munchen. Kam qenë tifoz i tyre që kur isha fëmijë dhe do më pëlqente që të luaja kundër këtij ekipi", tha Gjimshiti. 

Berat Gjimshiti shkëlqeu edhe në sezonin që lamë pas tek Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares tregoi formë fantastike edhe te Kombëtarja, për të qenë siguria e prapavijës sonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga