Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Atalanta e tij u kualifikua, Gjimshiti pa “doreza”: Pse duhet të kalonim

Shkruar nga NEWSPORT
Atalanta e tij u kualifikua, Gjimshiti pa “doreza”: Pse duhet

Berat Gjimshiti ka folur pas fitores 5-2 të Atalantës kundër Spezias. Qendërmbrojtësi i zikaltërve u shpreh i lumtur për atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë.

Për mediet e huaja, ai analizoi shkurtimisht kundërshtarin. Për gazetarët italianët, Gjimshiti deklaroi:

“Ishte e rëndësishme për ne që të kalonim, sepse ky është një kompeticion për të cilin jemi veçanërisht të prirur. Mendoj se pjesa e parë tregoi se çdo ndeshje nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë, edhe nëse e kishim ndeshjen në dorë e mbyllëm pjesën e parë 3-2.

Edhe dy javë më parë kuptuam se Spezia është një kundërshtar shumë i vështirë, që luan shumë mirë dhe i njihnim cilësitë e tyre. Ishim të mirë për t’i konkretizuar mundësitë që kishim, po rritemi gjithnjë e më shumë”.

Kujtojmë që kjo përballje ishte e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë dhe tashmë zikaltërit e shohin veten në çerekfinale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga