
John Terry është zyrtarisht lojtar i Aston Villa-s.
Ish-kapiteni i Chelsea është prezantuar sot te skuadra e tij e re, e cila militon në Championship.
Terry u transferua me parametër zero, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Chelsea.
"Jam entuziast për kalimin te Aston Villa. Është një klub që e kam admiruar për shumë vite. 'Villa Park' është një nga stadiumet më të mira në Angli.
Skuadra ka futbollist dhe trajner të shkëlqyer si Steve Bruce. Po pres me padurim të luaj për këtë skuadër", tha Terry gjatë prezantimit.
Poll