
Egnatia do të presë në shtëpi Vllazninë sot në orën 13:00 për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Rrogozhinasit vijnë pas fitores të rëndësishme ndaj Laçit dhe do të kërkojnë një tjetër trepikësh edhe ndaj Vllaznisë me të cilët ka dy fitore duke shënuar 4 gola dhë duke mos pësuar asnjë.
Trajneri Tetova do të ketë sërish në shërbimet e tij sulmuesin kryesor, Raphael Dwamena i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë Laçit dhe do të jetë sot nga minuta e parë. Sulmuesi tjetër, lituanezi Palauskas ka kaluar një gjendje gripale dhe mbetet të shihet nëse do të jetë me ekipin sot.
Përsa i përket lojtarit të Kombëtares, Hysen Memolla, trajneri nuk dëshiron ta sforcojë mbrojtësin dhe debutimi i tij do të vijë gradualisht.
Formacioni i mundshëm:
Egnatia (3-5-2): Sherri; Agpekpornu, Malota, Atanda; Fangaj, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Musta; Jackson, Dwamena
Trajner: Edlir Tetova