
Kategoria Superiore do të ngreë siparin ditën e sotme me sfidën mes Egantias dhe Kukësit në orën 16:00 në stadiumin “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit e kanë arritur objektivin europë dhe në këtë sfidë do të ketë sërish rotacion pasi dëshiron të lejë lojtarët pushim për sfidën e kupës ndaj Tiranës. Por një statistikë e veçantë tregon se skuadra e drejtuar nga Tetova nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në shtëpi përballë verilindorëve.
Sot mund tëjetë dita e kthesës për lojtarët të cilët kanë luajtur më pak këtë sezon për të treguar se mund të bëjnë mirë, edhe pse Kukësi që kërkon objektivin mbijetesë.
Për këtë përballje trajneri Hallaçi do të vuaj mungesën e mbrotësit të djathë Redon Dragoshi i cili ka plotësuar numrin e kartonave të verdhe. Por kjo nuk lejon që në Kukës mos të ketë lajme të mira. Ebert Kardozo do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Egnatia (4-3-3): Puja, Lila, Kacbufi, Atanda, Memolla, Emsis, Mëllugja, Zejnullai, Ayinde, Meçja, Paulauskas.
Kukësi (4-2-3-1): Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Mbarak, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Peposhi, Barbosa.