Interi arriti të fitonte dje 4-2 kundër Sasuolos në kuadër të javës së 35-të të Seria A. Zikaltërit nuk e diskutuan në asnjë moment triumfin duke shkëlqyer në "San Siro". Këto 90 minuta patën vend edhe për dy lojtarët e Kombëtares, Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajramin. Asnjëri prej tyre nuk mundi të lërë gjurmë në këtë sfidë të kampionatit italian.
Bajrami u fut në lojë në minutën e 57-të në vend të Lauriente, ndërsa Asllani 4 minuta më pas. Mkhitaryan i la vendin elbasanasit që në këtë sfidë ishte vërtetë në hije. "Sofascore" ka dhënë vlerësimet për të dy futbollistët shqiptarë. Bajrami është vlerësuar disi më mirë, me notën 6.5 kundrejt 6.3 të Kristjan Asllanit. Ky i fundit konsiderohet dhe ylli i mesfushës së Kombëtares.