Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Askush nuk kërceu te goli i dytë”, largimi i Edlir Tetovës, trajneri i Egnatias u tradhëtua nga lojtarët?

Shkruar nga NEWSPORT
“Askush nuk kërceu te goli i dytë”, largimi i Edlir

Edlir Tetova u largua dje nga drejtimi i Egnatias. Humbja 2-1 kundër Teutës nuk u kapërdi nga drejtuesit të cilët vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me ish-trajnerin e Tiranës. Edhe pse rrogozhinasit deri më tani ishin cilësuar si një nga ekipet që duheshin mundur, situata nuk duket të jetë e qetë.

Por çfarë ndodhi me Edlir Tetovën? Trajneri i njohur u shfaq i mërzitur pas ndeshjes duke u shprehur se do të bënte një analizë të thellë të sfidës. Madje theksoi se në golin e dytë të Teutës, asnjë lojtar nuk kishte kërcyer në zonë për të larguar topin. Duket kjo si një “tradhëti” nga ana e lojtarëve që nuk e ndiqnin më 39-vjeçarin.

Tashmë në pole-position te Egnatia është Shpëtim Duro. Një njohës i mirë i kampionatit shqiptar që e mbylli sezonin me Laçin. Tekniku kryeqytetas pritet të prezantohet ditën e sotme nga presidenti Demrozi për të vijuar projektin e lënë në mes nga ish-trajneri Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga