
Dinamo ka vazhduar përgatitjet për sezonin e ri. Prej ditësh Blutë e drejtuear nga Dritan Mehmeti kanë nisur me stërvitjen. Pas disa zyrtarizimeve që janë bërë, afrime të tjera priten në këete merkato vere.
Por përveç afrimeve në “çështje” duket se është kthyer situata me Asion Dajën. Mesfushori nuk është paraqitur në seancat stërvitore të skuadrës, pasi sipas shtypit të shkruar bënet me dije se nuk ishte as në grupin e “ËhatsApp” dhe në këto kushte konsiderohet jashtë planeve të skuadrës. Lojtari nuk ishte në dijeni të nisjes së stërvitjes, teksa para një viti firmosi kontratë për 1 vit dhe një vit tjetër rinovimi automatik për ngjitjen në Superiore. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve dhe si do të zgjidhet kjo situatë.
Ndërkohë pezull mbetet edhe rinovimi me Alesio Milja. Lojtari është pjesë e stërvitjes së skuadrës por akoma nuk ka vendosur për vazhdimin e karrierës së tij. Palët vazhdojnë me bisedimet, por akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Këtë sezon Milja ka luajtur herë si mesfushor e herë i mbrojtës në 20 sfida.