Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

As Inter, as Juventus, Romelu Lukaku mbetet në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
As Inter, as Juventus, Romelu Lukaku mbetet në Serie A

Situata e Romelu Lukakut duket se po shkon drejt fundit. Sulmuesi përfundoi huazimin e tij tek Interi dhe u rikthye te Chelsea këtë verë. Pavarësisth rikthimit, londinezët nuk kanë në plan ta mbajnë në ekip dhe kërkonin një ekip të rinj për të.

Interi ishte i interesuar për një blerje përfundimtare por negociatat me Juventusin bënë që zikaltërit të ndiheshin të tradhëtuar dhe hoqën dorë nga belgu, njëjtë si bardhezinjtë që u kritikuan nga tifozët e tyre.

Së fundmi, Fabrizio Romano raporton se është Roma skuadra që ka bërë një përpjekje zyrtare për bomberin. Një huazim pa të drejtë blerje po diskutohet aktualisht mes drejtuesve. Chelsea kërkon një shumë të vogël kompensimi për huazimin dhe mbulimin e rrogës nga Roma. Megjithatë, vendimii i vetë lojtarit do të jetë vula e këtij operacioni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga