
Massanga Matondo nuk do të kthehet te Partizani. Edhe pse drejtuesit prisnin që kongolezi të vinte në Shqipëri, mesfushori me sa duket e ka ndarë mendjen mos t’i bashkohet më kampionëve. Kontrata me të kuqtë e mban të lidhur edhe për një sezon me 17 herë kampionët e vendit.
Megjithatë ai ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Një vendim i çuditshëm për një profesionist, që nuk ka ndërmend të tolerohet aspak nga drejtuesit e klubit. Këta të fundit kanë vendosur një gjobë prej 15 përqind të pagës mujore të lojtarit, por as kjo nuk ka bërë që ai të vijë në Shqipëri.
Oferta prej 300 mijë eurosh e mbërritur nga Turqia ka tunduar jashtëzakonisht shumë afrikanin i cili ka kërkuar lejekalimin nga Partizani. Mirëpo drejtuesit as nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, pikërisht te një futbollist që kanë investuar.