Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Artur Magani: Sezonin e ardhshëm, ose unë ose babai im te Teuta, s'do jemi më bashkë

Shkruar nga NEWSPORT
Artur Magani: Sezonin e ardhshëm, ose unë ose babai im te Teuta,

Artur Magani, sulmuesi i Teutës shënoi njërin nga katër golat në fitoren 4-0 të durrsakëve në ndeshjen e sotme ndaj Korabit. Për Supersport, sulmuesi i talentuar pranoi se sezonin e ardhshë, te Teuta do të largohet ose ai, ose babai i tij, Gugash Magani, i cili është trajneri i Teutës.

"Jam i kënaqur me golin që shënova sot. Edhe pse këtë sezon të gjithë, ashtu si edhe unë prisnim më shumë, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Vitin e kaluar ishim më mirë.

Ka qenë një sezon i vështirë si për mua si për babanë tim, Gugash Maganin. Sezonin tjetër, te Teuta do të jem ose unë ose babai im. Sezonin e shkuar gjithçka ishte perfekte si për mua ashtu edhe për atë.

E kam dëgjuar që babai im ka thënë se është e vështirë të jem unë në të njëjtin skuadër me të", tha Artur Magani për Supersport.

 

Poll

Lexo gjithashtu