Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Protesta masive në Mexico City, frikë për kaos para ndeshjes hapëse të Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protesta masive në Mexico City, frikë për kaos para
Protesta masive në Mexico City

Vetëm pak orë para startit të Kupës së Botës 2026, Mexico City po përballet me protesta masive të organizuara nga sindikata e mësuesve, e cila kërkon rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Duke përfituar nga vëmendja globale që sjell Botërori, mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit meksikan.

Mesditën e së martës, protestuesit marshuan drejt zonës së stadiumit Azteca, ku më 11 qershor do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Autoritetet reaguan duke vendosur blloqe betoni dhe masa të shtuara sigurie për të penguar afrimin e turmës pranë stadiumit.

Megjithëse negociatat mes qeverisë dhe sindikatës vazhdojnë, ekziston shqetësimi se protestat mund të përshkallëzohen dhe të shkaktojnë probleme logjistike e sigurie në ditën e ndeshjes hapëse të turneut më të madh futbollistik në botë.

Poll

Lexo gjithashtu