Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kylian Mbappe i “pamëshirshëm” pa nisur Botërori: Objektivi është i qartë

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe i “pamëshirshëm” pa nisur Botërori:
Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe

Ende pa nisur Kupa e Botës, janë shfaqur “shkëndijat” e para mes protagonistëve. Në një prononcim të fundit për mediat, ylli i Francës, Kylian Mbappe e ka bërë të qartë objektivin e “Gjelave” në këtë kompeticion, triumfin:

“Objektivi është i qartë, të fitojmë Kupën e Botës. Nuk e kuptoj këtë bisedën për gjysmëfinalen. Nëse objektivi është gjysmëfinalja, a shkojmë deri aty, ndalemi dhe kthehemi në shtëpi? JO!

Objektivi është të fitojmë. Ëndrra e të gjithëve”. Në 3 miqësoret e fundit me kombëtaren, Mbappe nuk ka shënuar asnjë gol, sikurse ndodhi mbrëmë karshi Irlandës së Veriut, tregues i një momenti jo pozitiv, megjithëse pa ndonjë ndikim.

Transalpinët ishin shumë pranë në Botërorin e 2022, por u mposhtën pas penalltive nga Argjentina e Leo Messit.  

Poll

Lexo gjithashtu