Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Arsyet e lamtumirës së Maldinit, RedBird të zhgënjyer me sezonin dhe merkaton

Shkruar nga NEWSPORT
Arsyet e lamtumirës së Maldinit, RedBird të zhgënjyer me

Cilat janë arsyet e lamtumirës së Maldinit? Kjo është pyetja që Gazzetta dello Sport bën në edicionin e sotëm të gazetës, duke analizuar situatën në shtëpinë e Milanit. RedBird duket se nuk ishte i kënaqur si me ecurinë e sezonit, me vendin e pestë të shndërruar në të katërt vetëm nga dënimi i Juventusit, ashtu edhe me investimet e verës, me De Ketelaere dhe Origin, Dest, Adli dhe Vranckx pothuajse nuk janë përdorur ndonjëherë. Vetëm Thiaw bën përjashtim.

Dallimi i pikëpamjeve. Megjithatë, është evidente se kontrastet shtrihen në vizionin e vendimeve në merkato, me Maldinin më të prirur për të kërkuar më shumë investim me lojtarë që garantojnë impakt të menjëhershëm. Nga ana tjetër, presidenti amerikano-italian kërkon të vazhdojë me strategjinë e blerjeve të talentëve dhe shitja e tyre në të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga