Një mesfushori i ri është pjesa e munguar për të plotësuar puzzle-n e projektit të Mikel Artetas. Topçinjtë kanë piketuar Nicolo Barellan e Interit për merkaton e verës me mesfushorin që shihet si përforcim ideal për dyshen Odegaard – Partey.
Arritja te italiani do të jetë shumë e vështirë pasi Interi nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet. Barella është jo vetëm një lider në fushën e lojës por edhe benjamini i tifozëve zikaltër të cilët e shohin atë si kapitenin e ardhshëm.
Megjithatë, 25-vjeçari është i kënaqur në Milano dhe me largimin e Skriniar, Handanovic, D’Ambrosio do të jetë në garë me Lautaron për pozitat e kapitenit dhe zv.kapitenit.
[caption id="attachment_662571" align="alignnone" width="639"] Barella ne ndeshjen ndaj Barcelones[/caption]