Shtypi i huaj e konsideron yllin portugez, Kristiano Ronaldon, një njeri mjaft arrogant. Një gazetë katalanase, duke cituar të famshmen gjermane “Bild”, shkruan se lojtari i Realit të Madridit ka ofenduar kapitenin e Islandës në fund të ndeshjes, duke treguar edhe një herë arrogancën e tij të pashoqe. “Do fanellën time? Kush je ti?’ – i është drejtuar Ronaldo mesfushorit Gunarson, i cili mban shiritin e kapitenit te skuadra islandeze. Portugezi njihet për mendjemadhësinë e tij, që e demonstron shpesh në fushë, por edhe jashtë futbollit. Kjo bën që ai të humbasë kuota në vlerësimin e përgjithshëm për të, pasi nuk mjafton vetëm ajo që jep në fushë.