Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Arrihet marrëveshja, Skënderbeu "peshkon" te Partizani sulmuesin 23-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu vazhdon të pikasë lojtarët që dëshiron t’i vendosë nënurdhrat e Ivan Gvozdenovic në sezonin e ri. Korçarët do të marrin pjesë në Superiore dhe tashmë synojnë që mos të jetë asgjë rastësi.

Në këto kushte Ardian Takaj është i pakursyer, teksa sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Skënderbeu dhe Partizani kanë arritur një akord paraprak për Alfred Mensah. Sulmuesi në kryeyqtet nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe tashmë në korçë synojë ta riveshin me fanelën e bardhekuqve.

Kreu i korçarëve ka konfirmuar bisedimet me demat, por ende nuk mund të quhet një transferim i kompletuar. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u bë pjesë e të kuqve në verën e vitit 2022, teksa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Kalimi i tij në kryeqytet u bë pikërisht nga skuadra e Skënderbeut, teksa tashmë korçarët synojnë rikthimin e tij në Korçë.

[caption id="attachment_698916" align="alignnone" width="750"]Alfred Mensah Alfred Mensah[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga