
Engjëll Hoti u largua ditën e djeshme zyrtarisht nga skuadra e Partizanit. Mesfushori i cili u shpall kampion me Partizanin, vendosi të ndajë rrugët me të kuqtë pasi nuk ishte në planet e Zoran Zekic.
Paraqitjet e 26-vjeçarit kanë bërë që një tjetër skuadrër e Superiores të tregojë interes për të. Kukësi ka nisur negociatat me Hotin dhe tashmë marrëveshja duket shumë afër. Verilindorët e konsiderojnë mesfushorin një pikë kyçe për formacionin në sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Hoti është shpallur kampion me bardheblutë dhe të kuqtë dhe tashmë ka vendosur të “braktis” kryeqytetin për Kukësin. Në këtë sezon me fanelën e “demave”, 26-vjeçari ka luajtur në 29 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa në 3 raste ka asistuar për shokët e skuadrës.