Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Aromë" Europiane në Durrës, Teuta-Kukësi gjykohet nga arbitri i njohur

Shkruar nga NEWSPORT
"Aromë" Europiane në Durrës, Teuta-Kukësi gjykohet

java e 22-të e Kategorisë Superiore sjellë duele mjaft interesante. Dueli që hap siparin e kësaj jave luhet sot në "Niko Dovana", aty ku Teuta pret Kukësin në një sfidë tërësisht Europiane.

Durrsakët duan që të marrin një tjetër rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari që në këtë fazë të tretë po has vështirësi. Dy skuadrat ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës dhe një fitore e mundshme e Teutës do i ngjiste ata në vendin e dytë, +1 pikë nga verilindorët.

Ndërkohë në anën tjëtër Kukësi dëshiron që të ngushtojë distancat me kreun, aty ku Partizani ndodhet 8 pikë larg. Për këtë sfidë e cila pritet të jetë mjaft e luftuar,

Sektori i garave në FSHF ia ka besuar drejtësinë JuxhIn Xhajës. Kujtojmë që Xhaja e gjykoi dhe javën e kaluar Kukësin, ku ishte vijëruajtës i parë i Hamitit.

Takimi i "Niko Dovanës" është programuar të luhet sot, duke nisur nga ora 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga