
Dinamo do të jetë një kantier i hapur këtë sezon e në vazhdim. Blutë po i nënshtrohen një revolucioni që do të shkundë themelet e klubit e jo vetëm, pasi një lëvizje kaq e madhe do të ketë ndikim edhe në futbollin shqiptar.
Aksionarë të rinj, logo, fanellë, qendër stërvitore madje edhe qyteti do të ndryshojë teksa do të zhvendosen në Durrës. Igli Tare pritet të ketë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës dhe duket se ka nisur nga puna.
Në miqësoren e fundit që Dinamo zhvilloi ndaj Skënderbeut, prezent në tribuna ishte edhe ish-drejtori i Lazios ishe i shoqëruar edhe nga Luigi Di Biagio. Ish-trajneri i Italisë pritet të vihet në krye të pankinës dinamovite.
Poll