
Sulmuesi shkodran, i cili sezonin e mbylli me Livornon në Serie B, duket se sërish do të mbetet në këtë kategori. Edhe pse është në pronësi të Chievo Verona, ish-lojtari i kombëtares kuqezi duket se nuk do të luajë as këtë vit në Serie A.
Sipas mediave italiane, ai është në listën e dëshirave të skuadrës Ternana që militon në Serie B. Pikërisht ai qëndron në krye të listës së drejtorit të ri sportiv të Ternana-s, Fabrizio Larini. "I pari është Armando Vajushi, ish-lojtar i përfaqësueses së Shqipërisë që njihet nga Panuçi, i cili e ka pasur atë te Livorno sezonin e shkuar. Ai është në pronësi të Chievo", shkruajnë mediat italiane pranë klubit Ternana.
Poll