Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando Sadiku përcakton të ardhmen, zbulon skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT

"Bomberi" i kombëtares, Armando Sadiku, i cili është kthyer në një nga golashënuesit më të suksesshëm të eopkës "De Biasi", ka përcaktuar të ardhmen e tij për sezonin 2016/2017. Ai është lojtar i Zyrihut deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, ndërsa klubi dëshiron 9 milionë euro që të lërë të lirë futbollistin, edhe pse për të ka disa kërkesa, por që në këtë shumë askush nuk e blen.

sadikuKëtë vit Zyrihu do të luajë në Kategorinë e Parë zvicerane, çka do të thotë se kjo është ulje për sulmuesin, megjithatë, ai ka vendosur që të respektojë kontratën me klubin kryeqytetas, duke mbetur pjesë edhe për këtë sezon, duke mos i hapur telashe vetes.

I kontaktuar nga "tio.ch", sulmuesi elbasanas tregon se çfarë dëshiron më shumë momentalisht dhe cilat janë objektivat e tij për të ardhmen: "Për momentin mendoj vetëm të stërvitem dhe të luaj. Ndjehem si një fëmijë, më pëlqen të shkelmoj topin. Ndaj jetoj çdo gjë ditë pas dite. Ka mbetur ende pak tronditje për shkak të rënies. Por tani mund të them se ka një frymë të mirë grupi dhe lojtarët e rinj kanë sjellë optimizëm. Sipas meje, Uli Forte është shumë i aftë, një nga trajnerët më të aftë që kam takuar".

https://www.youtube.com/watch?v=EqjMUz2sE6o

"Nuk di ta them nëse do të ngjitë menjëherë skuadrën, por ai është një trajner që di t’i mbajë të gjithë të përqendruar. Me të duhet të jesh gjithmonë gati. Dy ditë pas kthimit tim te Zyrihu kam zhvilluar një miqësore të mirë ndaj Borusia Mynshengladbah, pastaj kam bërë rreth 10 seanca stërvitore me skuadrën dhe nuk isha në formën më të mirë për shkak të pushimeve të gjata pas pjesëmarrjes në Europian".

"Por, jam gjithsesi i lumtur që trajneri më dha besim, mendoj se kam ndihmuar skuadrën të fitojë këtë ndeshje”, tha sulmuesi, i cili nuk dha asnjë koment mbi rastin e golit të fundit ku nuk festoi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga