
Armando Sadiku është larg Las Palmas. Pas një sezoni në ishujt Canarie, sulmuesi elbasanas duket se do ndërrojë sërish ambient, duke mbetur po në Ligën e 2 spanjolle.
Është Sporting Gijon skuadra që kërkon shërbimet e 30 vjeçarit kuqezi. Mbetet të shihet nëse Sadiku do zgjedhë të luajë në një kampionat që e njeh apo do ndërrojë klimë.
Kujtojmë se nga Las Palmas ditët e fundit janë larguar më shumë se 10 lojtarë, teksa edhe Sadiku duket se nuk do rinovojë.
Poll